Sejdiu: I gatshëm t’i shpërbej sërish Kosovës si president

schedule22:55 - 23 Korrik, 2020

schedule 22:55 - 23 Korrik, 2020

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, është shprehur se është i gatshëm t’i shërbejë Kosovës përsëri si president i vendit nëse Thaçi largohet nga detyra.

Sejdiu është shprehur po ashtu se nuk ka besuar se do ketë një koalicion të qëndrueshëm mes LDK-së dhe VV-së.

“Ujdia do të ishte afatshkurtër. Isha skeptik dhe nuk besoja te LDK,” tha ai.

Duke folur për situatën në LDK, ish-presidenti tha se “jam i vetmi themelues gjallë i LDK në strukturat drejtuese të partisë”. Ai shtoi se disa prej figurave kryesore të LDK si Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë qenë pjesë e kabinetit të tij.

Po ashtu, Sejdiu akuzoi Isa Mustafën se ia ka punuar pas shpine, teksa theksoi se ai nuk ka qenë themelues i LDK. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!