Është çelur gara për një tjetër projekt të infrastrukturës rrugore. Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë.
Lexo edhe: Qeveria prezanton projektin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri
115 kilometrat e këtij segmenti njoftohet se do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë që sa u shpreh ministrja e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të jetë me standarde të larta dhe do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit.
Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se rruga do të jetë me pagesë. Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se do të jetë një aks që do të garantojë edhe qarkullimin pa pagese por me shpejtësi të ndryshme e kushte të ndryshme.
Rama u shpreh:
“Do të jetë një rrugë me pagesë, një aks që do të garantojë edhe qarkullimin pa pagese por me shpejtësi të ndryshme e kushte të ndryshme. Aksesi i vizitorëve që vijnë nga Kosova do të jetë më i shpejtë dhe më i sigurt. Sot kemi Rrugën e Kombit, shërbim 24 orë shërbim për mirëmbajtje. Dhe, faktet flasin për një rritje të sigurisë. Në këtë aks ne do të zgjidhim problemin e madh të krijuar gjatë viteve të tranzicionmit. të një rruge kryesore..” /abcnews.al/