“Seferi-Muçi dyshja perfekte”, Laçi: Vllaznia për titull, ka fituar luftën me veten

schedule23:18 - 4 Janar, 2021

schedule 23:18 - 4 Janar, 2021

Ish-drejtori sportiv i Tiranës, aktualisht shefi i garave pranë Ligës Profesioniste, Arbi Laçi është i ftuar ditën e sotme në emisionin Pressing në ABC. Në fjalën e tij, Laçi foli për transferimin e Tiranës, Taulant Seferin dhe ecurinë e mirë të Vllaznisë në këtë edicion.

“Huazimi i Taulant Seferit te Tirana? Seferi është sulmues i dytë, ashtu si Muçi dhe mendoj se mund të kombinohen shkëlqyeshëm me njëri-tjetrin. Vllaznia është skuadra, që luan futboll më mirë dhe bën diferencën.

I komplimentoj sesi kanë menaxhuar euforinë, që Shkodra e ka pak traditë. Fakti që e menaxhaun mirë dhe e kaluan mirë këtë provë me veten, i bën të jenë për titull. Ta përmendin titullin gjatë gjithë kohës sepse e meritojnë dhe kanë një skuadër të mirëndërtuar dhe mirëmenaxhuar. Ka një tjetër mentalitet dhe trajneri ka dorën e tij.

Është në rrugën e duhur dhe nëse arrijnë të rikuperojnë pak gjëra në merkato, do të jenë në dy vendet e para. Vllaznia ngjan pak me Tiranën. Tirana u ngjit nga Kategoria e Parë dhe ndërtoi një skuadër të ngjashme me këtë Vllazni dhe fitoi titullin. Nuk e di nëse do ndodhë, por është një paralelizëm perfekt”, u shpreh Laçi ndër të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!