Sefa: Berisha nuk mund t’i regjistrojë kandidatët për zgjedhjet lokale me logon e PD

schedule12:57 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 12:57 - 8 Dhjetor, 2022

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, eksperti për çështjet ligjore në PD Indrit Sefa deklaroi që aktualisht Komisioni i Ri-themelimit dhe Berisha nuk mund t’i regjistrojnë kandidatët me logon zyrtare të PD.

Sipas Indrit Sefës ‘aktualisht, Komisioni i Ri-themelimit vetëm me logon e PD nuk do të mund ti regjistrojë.

Vendimi i kryesisë është që PD do të ndjekë rrugën politike të saj dhe PD zyrtare nuk lidhet me sistemin e primareve’.

Ai e konsideroi vendimin e Gjykatës së Apelit si një cështje më shumë proceduriale, sepse zgjidhjen procesi gjyqësor nuk e jep, se cilat do të jenë organet në PD. Për Indrit Sefën, sot ‘PD përfaqësohet nga organet legjitime, njihet si PD e Shqipërisë, me të gjithë strukturën e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe komisioni i ri-themelimit nuk është përfshirë në këtë vendim të gjykatës, përsa kohë nuk do të përgjigjet apeli’.

Sipas tij PD zyrtare ka nisur 4 shkresa gjyqtarit Zhukri, në mënyrë që gjykimi të pushohej, por asnjëherë nuk u morën parasysh.

Për të ‘gjyqtari Zhukri nuk mund ta shqyrtonte atë kerkesë se ishte në konflikt të pastër interesi, është deklaruar publikisht se ka konflikt interesi sepse bashkëshortja e tij ka qenë sekretare e Z. Berisha.

Z. Zhukri ka marrë dokumentacionin e nevojshëm ligjor vetëm me datë 23 mars 2022 dhe më 25 mars ka dhënë vendimin’ tha Sefa./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!