Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka qenë i ftuar në “Tirana Live” dhe ndër të tjera është shprehur se tanimë e rëndësishme për partinë është që secili të gjejë vendin e tij, sidomos ata që nuk e kanë ndarë mendjen ende.
Ai shtoi se në zgjedhjet e fundit të gjithë dolën të humbur, por të paktën fitoi euroantlantizmi, pasi sipas tij shqiptarët bënë zgjedhje inteligjente duke e refuzuar Berishën.
“Tani për PD është rëndësishme që secili të gjejë vendin e tij, sidomos për ata që nuk e kanë ndarë se me cilën pjesë do të jenë. Sepse duke qëndruar në mes nuk i shërbejnë askujt, as vetes së tyre.
Ne të gjithë jemi humbës, ka fituar vetëm euroantlantizmi. Shqiptarët bënë zgjedhje inteligjente duke e refuzuar Berishën.
Kam përshtypjen që gjithë secili në këto zgjedhje mori atë që meritonte, ashtu si edhe ne, ne ishim parti e shkatërruar.
Shqiptarët na dhënë edhe një shans na dhanë 100 mijë vota dhe tani na mbetet ne të kthehemi aty ku duhet.
Në quajmë fitore që dolëm gjallë nga kjo luftë, pasi Berisha kishte për qëllim eliminimin tonë.
Dështoi për momentin. Unë mendoj që të paktën këta deputetë që nuk e kanë përcaktuar qartë pozicionin e tyre, të vendosin. Nuk besoj se do të shkojnë te “non grata”, “ tha Bejko.
Në lidhje me një “tradhti” të mundshme që mund t’i bëhet tani, ai tha sipas tij nëse Grupi Parlamentar shkon te Berisha, atëherë e humbet e sensin, duke shkuar më pas se nuk beson që Bardhi dhe Tabaku ta bëjnë një gjë të tillë.
“Nuk e di. Ju duhet t’i pyesni drejtëpërdrejt. Në këndvështrimin tim nëse grupi parlamentar shkon te Berisha, atëherë humbet sensin.
PD do të duhet të ketë 7 deputetë në parlament. Besoj se me atë që ndodhi sot, treguan se ata nuk shkuan te Berisha.
Kam përshtypjen se sjellja e tyre në këtë fushatë ka qenë një konjukture politike. Nuk e besoj që Bardhi dhe Tabaku të shkojnë te Berisha.
Në zgjedhje PD duhet të ishte e unifikuar dhe jo e çorientuar” theksoi Bejko.r.t/abcnews.al