Sebino Plaku do të jetë largimi i radhës nga Kastrioti. Sulmuesi u rikthye në fillim të sezonit te krutanët dhe u aktivizua në 10 ndeshje, katër prej të cilave nga minuta e parë.
Ditën e djeshme Plaku nuk ka qenë nën urdhrat e trajnerit Ramazan Ndreu dhe përmes rrjeteve sociale bën me dije mbylljen e bashkëpunimit, edhe pse jo zyrtarisht.
“Edhe pse ende jo zyrtare, nuk e shikoj më veten pjesë e Kastriotit. I uroj sukses atyre njerëzve që mundohen të punojnë me pasion dhe korrektësi aty”, shkruan Plaku, i cili pret të marrë lejekalimin nga Kastrioti dhe më pas të ketë mundësinë të luajë në ndonjë skuadër tjetër.
Skenari më i mundshëm është kalimi në Kosovë, ku sezonin e shkuar u aktivizua me skuadrën e Llapit dhe Gjilanit, para se të rikthehet në Superiore. /abcnews.al