Asnjë surprizë në finalen e Super Bowl. Ngjarja më e madhe sportive në SHBA dhe jo vetëm, shpërbleu të gjitha pritshëmritë, në rezultat me fitoren e Seattle Seahaëks ndaj Neë England Patriots, spektakëlin para, gjatë, në pushimin mes pjesëve dhe në fundin e sfidës. Nuk u zhgënjyen as pritshmëritë, për polemikat politike për zgjedhjen e NFL për t’I besuar “shoë” e mes pjesëve Bad Bunny.
E nisim nga më e rëndësishmja, rezultati sportiv i kësaj finale. Seattle Seahaëks triumfoi për herë të katërt në historinë e saj në futbollin amerikan, duke vulosur shifrat 29-13.
Një përfundim i pritshëm pas sezonit fantastik të skuadrës nga Seattle. Në “Levis Stadium” të Santa Clara në California, Seahaëks dominuan sfidën, ndërsa armën e tyre më të fortë kishin mbrojtjen.
Patriots e kishin të vështirë të finalizonin sulmet e tyre, ndryshe nga rivalët që realizuan tre “touchdown”. Në këtë mënyrë skuadra nga Seattle arriti të bëjë të vetin trofeun më të rëndësishëm të futbollit amerikan.
Përtej ndeshjes, një vëmendje të madhe mori performanca e Bad Bunny në shfaqen e pushimit të sfidës. Spektakli ishte I madh, por vendimi I NFL për t;I besuar artistit portorikan, që këndon vetëm spanjisht në një klimë të tensionuar si pasojë e aksionit kundër emigracionit të paligjshëm të qeverisë amerikane është shoqëruar me polemika të forta, duke përfshirë edhe vetë presidentin Donald Trump./abcnews.al


