PD “normalitet” në Kuvend? Kthehen dhe të përjashtuarit, por sërish me zhurmë

schedule10:12 - 7 Nëntor, 2024

schedule 10:12 - 7 Nëntor, 2024

Gardhi i hekurt i javëve të fundit në hyrje të parlamentit ishte hequr këtë të enjte dhe pragun opozitarët e kaluan pa asnjë pengesë.

Kjo e drejtë iu dha deputetëve të opozitës nga Gjykata Administrative të mërkurën, duke ia hequr ndalimet e gjata.

Por dhe i dha zë opozitarëve në parlament, që ngritën tonin për ndëshkim të pabazuar në rregullore, dhënë nga Sekretariati i Etikës, në fillim të tetorit.

“Na keni dënuar pa ligj dhe pa rregullore dhe gjykata e ka rrëzuar. “

“Ne kemi ardhur sot t’u çjerrim maskën, t’u themi se herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë, por e keni trajtuar opozitën si armike.”

“Për shkak të një vendimi gjykate ju sot jeni këtu. Gjykata Administrative merr atributet e Kuvendit. Nuk mund të hyjë dot në vendimet kolegjiale të Kuvendit, sidomos masat disiplinore.”

Por sërish theksuan socialistët do të zbatojnë vendimin e gjykatës, ndryshe nga demokratët.

“Ne s’jemi dakord me vendimin e gjykatës, por ne e zbatojmë nuk djegim karriget, jemi për normalitet.”

” U tërhoqët nga mosbindja civile? Vini tundni një vendim gjykate që përsëri ju ka dënuar, se ju ka dënuar morali i këtij qyteti. Jemi Partia Socialiste e Shqipërisë që ju kemi mundur, e do ju mundim prapë.”

Por ndërsa normalitetit u rikthye në vijim të seancës për rendin e ditës, demokratët premtojnë se nuk heqin dorë nga aksioni i tyre.

“Vetem një rruge ka per ju. Mosbindja civile do të vazhdojë gjersa t’ju kërrejë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!