Seancë e posaçme për hetimin e Metës, Hajdari kundër

schedule12:59 - 3 Korrik, 2019

schedule 12:59 - 3 Korrik, 2019

Të hënën, parlamenti do të mblidhet me kërkesë të socialistëve në një seancë të posaçme për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Por opozita parlamentare del kundër, duke kërkuar që kjo procedurë të bëhet vetëm pasi të jetë ngritur me parë Gjykata Kushtetuese.

Veç seancës normale të së enjtes, socialistët kanë thirrur mbledhje të Parlamentit edhe të hënën pasdite. Kjo do të jetë një seancë e posaçme, dedikuar duelit mes kryeministrit dhe presidentit.

Për herë të dytë, në rend dite do të jetë vetëm shkarkimi i Ilir Metës, e kësaj radhe në përfundim do të miratohet ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar shkeljet e Presidentit.

Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja, dhe socialistët do të kenë shumicën.

“Patjetër që të treja grupet parlamentare do të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision. sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e presidentit”, deklaroi Balla.

Por, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për këtë çështje, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka dalë kundër.

Unë propozova shtyrjen e ngritjes së komisionit hetimor sepse duke qenë se ne nuk kemi akoma një gjykatë kushtetuese, nuk mendoj se është koha e duhur. për shkak se kjo do sillte një pështjellim të situatës. kemi kërkuar që të tërhiqemi nga diskutimi sepse nuk mendojmë që është në shërbim të qytetarëve që ne të vazhdojmë të diskutojmë një seancë e cila është bërë tashmë për ta tensionuar akoma këtë konflikt midis Ramës dhe Metës”, tha Hajdari.

Hajdari nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të ketë përfaqësues në Komisionin Hetimor nga grupi i saj apo nëse do të votojë në fund shkarkimin e Presidentit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!