Seancë e jashtëzakonshme në parlamentin e Kosovës

schedule13:10 - 31 Tetor, 2018

schedule 13:10 - 31 Tetor, 2018

Ka nisur me debate seanca e jashtëzakonshme e parlamentit në Kosovë, e kërkuar nga opozita për të miratuar një rezolutë gjithëpërfshirëse për bisedimet me Serbinë. Sipas kësaj rezolute nuk do të mund të flitet për korrigjim kufijsh mes dy vendeve.

Krerët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë shprehur qëndrimin e partive përkatëse përsa i përket rezolutës së propozuar nga opozita për dialogun me Serbinë. Kreu i Grupit Parlamentar, të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli i bëri apel opozitës që të arrihet një konsesus rreth dialogut me Serbinë.  Sipas tij, diskutimi për ndarjen e Kosovës është gjë e rrezikshme dhe i bën dëm Kosovës në dialogun me Serbinë.

Glauk Konjufca kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes u shpreh se sipas tij bisedimet me Serbinë kanë përfunduar që në vitin 2008. Sipas tij gabimi më i rëndë që ka bërë Prishtina ishte rënia dakord për krijimin e asocacionit të komunave serbe në veri  të vendit. Opozita njëzëri kërkoi hartimin fillimisht dhe më pas miratimin e një rezolute gjithëpërfshirëse përsa i përket dialogut me Beogradin. Ndër pikat më kryesore të kësaj rezolute janë heqja nga çdo diskutim i idesë për korrigjimin e kufijve mes dy vendeve, si dhe që marrëveshjet që do të arrihen të miratohen nga parlamenti pse jo nga  referendumi popullor.

Nga ana e tij kryetari i parlamentit, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se ishte dakord me Glauk Konjufcën e VV-së, që bashkë me opozitën të përpilojnë një rezolutë gjithëpërfshirëse, si dhe që marrëveshja përfundimare me Serbinë ka përfunduar që në vitin 2008.

Por Veseli dhe pse kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve u shpreh se presidenti Thaçi do të respektojë rezolutën që do të miratohet dhe njëkohësisht dhe ai duhet respektuar si kreu i shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!