Komisioni Parlamentar i Ligjeve nisi në orën 15:00 një seancë dëgjimore me 7 kandidatët që janë regjistruar zyrtarisht, duke shprehur interes për tu zgjedhur në postin e Prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. Kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, pasi çeli mbledhjen ku ishin paraqitur edhe 7 prokurorët, kërkoi një ndërprerje të seancës për 15 minuta. Gjatë kësaj kohe do të komunikohej me deputetët e opozitës që mungonin në sallë, për të verifikuar nëse do të merrnin pjesë në këtë seancë. Partia Demokratike ka bërë të ditur se nuk do marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore, pasi e konsideron procesin antikushtetutes.
Shtatë kandidatët për Prokuror të përgjithshëm janë Arta Marku, prokurore në Shkodër, Artur Selmani, prokuror në Tiranë, Arqile Koca, prokuror në prokurorinë e përgjithshme, Besnik Muci, prokuror tek krimet e rënda, Ermira Tafani, prokurore në Elbasan, Granit Shahu, prokuror në prokurorinë e Tiranës dhe Ferdinand Elezi, kreu i prokurorisë së Apelit Durrës./abcnews.al
Seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve
schedule16:02 - 13 Dhjetor, 2017
schedule 16:02 - 13 Dhjetor, 2017