Seanca plenare/ Dy pikat e “nxehta” që pritet të përplasin mazhorancën dhe opozitën

schedule10:18 - 5 Tetor, 2023

schedule 10:18 - 5 Tetor, 2023

TIRANË– Në seancën e sotme plenare në Parlament ritet të ketë debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas rendit, pika më e nxehtë parashikohet nga fundi i seancës plenare ku është parashikuar që socialistet të rrezojnë dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

Bëhet fjalë një komision hetimor për të hetuar koncesionet në sektorin e shëndetësisë dhe një komision të dytë për të hetuar nëse sistemi TIMS, me pretendimin se është prekur nga persona të paautorizuar dhe të dhënat personale janë shpërndarë në mënyrë abuzive.

Të dyja këto komisione, PS më herët i ka quajtur të papranueshme me argumentin se ka një objekt të gjerë hetimi dhe se janë çështje që drejtësia po I heton.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se në këtë kontekst, PS ka parashikuar një votë kundër sot në Kuvend çka për Gazment Bardhin do ishte një refuzim i papranueshëm.

Ai ka thënë se nëse votohet kundër do ketë një kundërpërgjigje të fortë nga ana e  grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që drejtohet prej tij./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!