Seanca për buxhetin/ Seanca nis me tensione. Noka ndez tymuese, Nikolla e përjashton nga seanca

schedule10:04 - 20 Nëntor, 2023

schedule 10:04 - 20 Nëntor, 2023

Nisi me tensione në Kuvend seanca plenare e kësaj të enjteje, ku do të diskutohej dhe të votohej për buxhetin e vitit 2024.

Me të filluar seanca, deputetët e Foltores shkaktuan kaos. Flamur Noka ndezi një flakadan dhe për këtë arsye u përjashtua nga seanca.

Kjo seancë, zgjati rreth 5 minuta, dhe buxheti u votua në parim, teksa nuk pati asnjë diskutim, teksa Kuvendi u “pushtua” nga tymi i flakadanëve.

“Po votohet, po miratohet në parim paketa fiskale në prani të kryeministrit. Një mjet është ndezur nga ana e opozitës. I është vënë flaka. Garda e Republikës po ndihmon të fikë zjarrin që u ndez. Mbaroi seanca plenare. Kjo është seanca më e pazakontë. Kryeministri është larguar. Me gjasë po largohen edhe deputetët e opozitës. Ka përfunduar kjo seancë, në më pak se 5 minuta. u votua në parim, nuk ka pasur asnjë diskutim. Thjesht jemi duke verifikuar nëse deputetët e opozitës do të rrinë në sallë ose jo. Gazment Bardhi po qëndron në sallë edhe po kumunikon me gardistët Kuvendi miratoi projektligjin me 73 vota pro. Ishte i pranishëm kryeministri Rama. Basha me të tijët nuk ishte në sallë. Berisha është duke mbajtur një pronocim për mediat. Bardhi do të mbajë një komunikim publik. Mbetet për t’u parë nëse do të largohet Berisha me të tijët. Berisha është duke u larguar me Nokën dhe Vokshin. Me pak gjasë do të ketë një rezistencë. Seanca u zhvillua. U larguan drejtuesit e seancës. Grupi që është më shumë me Bardhin po qëndrojnë jashtë Kuvendit, duke pritur që ai të mbarojë fjalën e tij. Pati flakë dhe tym në Kuvend.

Mund të themi se nuk pati asnjë surprizë nga ana e opozitarëve, kanë përdorur metoda që i kanë përdorur edhe më herët. Mundën që karriget t’i kalonin mbi gardën, por nuk arritën të bllokonin foltoren. Garda kishte marrë masa shtesë.  Garda nuk lejoi deptuetët që të hynin në korridore apo në ambient tjetër. Kjo nxehu opozitarët, Gazment Bardhi dhe Ramadan Lika patën përplasje me një gardist. U lejuan vetëm të rrinin në sallë dhe të qëndronin në vendet e tyre. Mazhoranca kaloi direkt në votim, nuk u zhvillua asnjë debat.”, raportoi gazetarja e ABC News, Esiona Konomi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!