Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte, 12 shkurt, në seancën e radhës plenare. Në qendër të axhendës së ditës janë dy interpelanca me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro të kërkuar nga Erald Kapri. Seanca plenare do të përfshijë gjithashtu shqyrtimin dhe votimin e një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh me rëndësi.
Mes tyre janë propozime për ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, amendime në ligjin “Për akcizat”, si dhe rishikime në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Këto nisma ligjore pritet të ngjallin diskutime mbi ndikimin e tyre në ekonomi, administratë dhe sektorin kulturor.


