Shtyhet seanca paraprake për Veliajn/Gjyqi në 10 tetor, nuk ishin njoftuar disa të pandehur

schedule13:11 - 29 Shtator, 2025

schedule 13:11 - 29 Shtator, 2025

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën paraprake për kalimin apo jo në gjykim të dosjes për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë.

Sipas avokatëve shkak i shtyrjes u bënë mungesa e njoftimeve për disa të pandehur sipas procedurave ligjore.

Të pandehur për këtë dosje përveç Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa janë edhe 28 persona dhe shoqëri biznesi. Vetë Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati I tij mbrojtës, ndërsa në seancë e pranishme ishte ish-deputetja Klodilda Bushka, gjithashtu e marrë e pandehur për veprime që fshehin të vërtetën.

Veliaj akuzohet nga SPAK për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Nga gjetjet e SPAK, rezulton se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv. SPAk thotë se , në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme. Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Seanca paraprake me vendim të Gjykatës së Posacme do të mbahet për në datën 10 tetor në orën 09:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!