Seanca në KPA, Besnik Cani padi penale në SPAK për anëtarët Daci dhe Hajdari

schedule10:37 - 20 Janar, 2020

schedule 10:37 - 20 Janar, 2020

Ka nisur seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) ndaj prokurorit Besnik Cani, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Cani u konfirmua në deryrë KPK, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik në KPA.

Gazetarja Glidona Daci raporton se z. Cani është i pranishëm në seanca bashkë me avokatin e tij mbrojtës Eduard Halimi. Ai ka kërkuar të përjashtohen dy anëtaret e trupës gjykuese, konkretisht Artan Hajdari dhe Luan Daci.

Po kështu Besnik Cani ka bërë kallëzim penal për Dacin për akuzën e “falsifikimit të formularëve”. Po kështu është depozituar padi penale në SPAK ndaj z. Luan Daci dhe z. Ardjan Hajdari.

Sipas avokatit Halimi, Luan Daci ka fshehur shkarkimin si gjyqtar për shkelje dhe paaftesi. “Hajdari përveç se ka mesatare të ulët është dhe në raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror si i përfshirë në raste korrupsioni”, tha më tej avokati Eduard Halimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!