Seanca me dyer të mbyllura, Gjykata e Posaçme lë në burg Behar Bajrin

schedule14:57 - 17 Nëntor, 2023

schedule 14:57 - 17 Nëntor, 2023

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Behar Bajrin. Sipas Prokurorisë Bajri akuzohet për organizimin e vrasjes së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa atentateve të tjera.

Në senacën e zhvilliar me dyer të mbyllura gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pranoi kërkesën e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Krajën që Behar Bajri të vijoj masa shtrënguese arrest në burg.

Bajri u ndalua në Strasburg gjatë një operacioni mes Shqipërisë dhe Francës. Ai u ekstradua një ditë më parë me masa të forta sigurie.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!