Seanca e OKB për rezolutën për Srebrenicën, Vuçiç: Po hapni sërish plagët sepse dikujt i duhet politikisht!

schedule16:48 - 23 Maj, 2024

schedule 16:48 - 23 Maj, 2024

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ku u diskutua për rezolutën për Srebrenicën, shprehu qëndrimin e tij kundër votimit të kësaj rezolute.

Ai tha se e gjithë kjo rezolutë nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse do të hapë plagë të vjetra, sepse kështu u interesojnë politikisht. Më tej Vuçiç u bëri thirrje shteteve anëtare që të votojnë kundër kësaj rezolute.

“Vrasja e dhjetëra mijërave serbëve përshirë edhe fëmijë në luftën e dytë botërore, por dua edhe të ngre një çështje. Përse po i adaptoni këto amendamente, vetëm për të fshehur të vërtetën. Ju po hapni sërish plagët sepse dikujt i duhet politikisht. Unë shkova vetë në Srebrenicë për të vendosur lule dhe më linçuan. Kjo është diçka që do të hapë plagë të vjetra që do të krijojë një kaos politik jo vetëm në rajon por edhe në sallë. Dua t’u jap një dhuratë, ne i përkasim një kombi krenar që ka mundur të mbrojë veten. Sot nuk po mbrojmë vetëm veten, por edhe botën dhe parimet, i bëj thirrje shteteve anëtare që të votojnë kundër kësaj rezolute”, tha ndër të tjera Vuçiç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!