Seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës me kërkesën e opozitës

schedule16:59 - 20 Shtator, 2018

schedule 16:59 - 20 Shtator, 2018

Ka nisur në Kosovë seanca e jashtëzakonshme e parlamentit e kërkuar nga opozita në vend. Opozita synon miratimin e një resolute që I ndalon presidenti Thaçi të diskutojë në Bruksel me presidentin serb Vuçiç, për korrigjim t ë kufijve. Fillimisht kryetari i Parlamentit Kadri Veseli e ndërpreu seancën, duke u bërë apel shefave të grupeve parlamentare që të thërrasin deputetët në sallë pasi duhet të jenë të pranishëm 80 prej tyre në mënyrë që të vijojnë punimet.

Pas hyrjes në sallë të deputetëve Veseli ka hapur seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga opozita. Në këtë seancë, sipas Veselit pritet të marrë pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në këtë seancë do hidhen për aprovim disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Pas përfundimit të kësaj seance pritet të fillojë punimet seanca plenare e Kuvendit, ku do shqyrtohen pikat e mbetura nga seanca e 14 shtatorit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!