Së shpejti shfarrosje e maceve në këtë rajon

schedule21:47 - 30 Gusht, 2018

schedule 21:47 - 30 Gusht, 2018

Macet mund të ndalohen të mbahen si kafshë shtëpiake në një rajon të Zelandës së Re, si pjesë e një propozimi të hedhur nga organizatat e mbrojtjes së jetës së egër në zonë. Për shkak të kësaj nisme, banorët që kanë mace në shtëpi tashmë duhet që ti tredhin dhe regjistrojnë macet e tyre tek autoritetet përkatëse. Pasi macja e tyre të ngordhë ata nuk do të lejohen që të marrin një tjetër. Por ky propozim ka zemëruar vendasit, të cilët akuzuan organizatat se po silleshin si me rregulla strikte policie.

Por propozuesit e idesë synojnë që më këtë nismë të mbrojnë 230 hektarë të një ultësire në pyjet e zonës së quajtur Omauri në Zelandë. Ky rajon është shtëpia e disa lloje zgjosh si: zogu bishterashkë; zogu kthetër kaftët; çafkëlori gri dhe disa lloje bilbilash.

Menaxheri i biosigurisë në vend Ali Meade, u tha mediave vendase se: “Masivisht macet po bëhen grabitqarë të zogjve karakteristikë të zonës, bashkë me insekte të ndryshme apo disa zvarranikë. Ato po bëjnë goxha dëm me zënien pre të tyre.”

Banorët rrëfyen se do shprehen kundër këtij vendimi i cili pritet të realizohet më 23 tetor. Njëri prej tyre u shpreh se mbajtja e një maceje në shtëpi ishte e vetmja mënyrë për të jetuar shëndetshëm në shtëpi, pasi ato mund ti ndihmonin me shfarrosjen e minjve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!