Kylian Mbappe duket i destinuar të luajë për Real Madridin, ose këtë verë ose në 2024
PSG dëshiron ta shesë për të mos e lënë të ikë falas në 2024 dhe lojtari gjithashtu dëshiron të largohet.
Real Madridi mbetet i kujdesshëm dhe pret të përfshihet plotësisht në operacion në momentin e duhur, që do të jetë kur klubi dhe futbollisti të arrijnë marrëveshje për transferimin e tij dhe të vendoset një çmim.
Këngëtari dhe reperi i njohur Morad, i cili është miku më i mirë i Achraf Hakimit, së fundmi është parë me Kylian Mbappe, i cili është ende në pritje të së ardhmes.
Kjo është pikërisht ajo që ka shqiptuar spanjolli me origjinë marokne. Ai pohon se francezi do të jetë lojtar i Real Madridit: “Së shpejti do të keni Kylian në Bernabeu” , siguroi këngëtari mbrëmjen e djeshme në Festivalin Puro Latino të mbajtur në kryeqytetin spanjoll. /G.D abcnews.al/