Së shpejti iPhone vjen pa prekjen 3D

schedule16:12 - 28 Gusht, 2018

schedule 16:12 - 28 Gusht, 2018

Në vitin 2015, kompania Apple bëri bujë kur shpalli se opsioni me prekje 3D do të ishte i pranishëm në Iphon-at e atëhershëm. Tashmë, disa lançime teknologjike më vonë, kompania ka deklaruar se kjo prurje revolucionuese e ekraneve nuk do të jetë pjesë e krijimeve të tyre.

Analisti i mirënjohur në fushën invovative Blayne Curtis, bëri publik këtë fakt duke thënë se në ditët e sotme është mëse e kuptueshme që, nga viti tjetër këto lloje ekranesh të mos jenë më në përdorim. Prekja 3D është një shtojcë me ndjeshmëri në shtypje e paraqitur nga kompania Apple në vitin 2015, për aparatët iPhone 6 dhe iPhone 6s Plus. Kjo lloj veçorie përdor disa sensorë të veçantë, të cilët masin e lëvizje të shumta bazuar nga prekja e një personi dhe reagon ndryshe në varësi të trysnisë me të cilën realizohet kjo prekje.

Prekja 3D ishte risia teknologjike më e shitur e iPhon-ëve 6, prandaj do të ishte një humbje e madhe për kompaninë. Gjithashtu do të shkaktonte një humbje të madhe resursesh. Deri tani, ky lloj shërbimi nuk ka arritur të mbetet në trend tek blerësit. Madje disa nga ata as që janë në dijeni që e kanë të pranishëm këtë opsion. Edhe përdoruesit më seriozë të këtyre celularëve duket se nuk e kanë adaptuar ashtu siç pritej. Përdorim të tij gjejmë akoma dendur vetëm në orat e dorës Apple, ndërkohë që nuk është akoma i pranishëm nëpër iPads.

Megjithatë, është akoma herët për të folur për një dështim të mundshëm, pasi ky fakt mbetet ende në stad thashethemesh. Kjo gjë mbetet për tu parë të paktën deri në mesin e muajt Shtator, kur do të lançohet versioni i ri i iPhone. Aty do të kemi mundësi të konfirmojmë nëse Apple ka vendosur të bëjë shërbime të reja duke e mbajtur prekjen 3D, apo e ka hequr qafe pa i shkaktuar ende humbje kompanisë.

Sipas të tjera thashethemeve, asnjë nga iPhonat e ardhshëm nuk do e ketë të pranishëm objektin “Apple Pencil”. Edhe pse ekrane më të mëdhenj pritet të hidhen në treg, lapsi Apple nuk është pritur mirë nga njerëzit duke e bërë përdorimin e aparatëve të bezdisshëm. Gjithashtu, sipas analistit Barclay, vitin tjetër pritet një çmim më i lirë për produktet HomePod dhe kufjet AirPod./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!