“S’e ndjej presionin e golit, kam një jetë që shënoj. MLS? Ngjan me Serie A”

schedule17:57 - 9 Tetor, 2020

schedule 17:57 - 9 Tetor, 2020

Gonzalo Higuain mbylli aventurën me Juventusin dhe prej datës 18 shtator është pjesë e Interi Miami në MLS. Bomberi argjentinas gjeti golin e parë amerikan në fitoren 1-2 jashtë fushe kundër New York Red Bulls.

Ekzekutim perfekt i një goditje dënimi në minutën e 81-të nga ana e 32-vjeçarit dhe tre pikë tepër të rëndësishme për Interin. Çlirim i madh për Higuain, i cili flet rreth presionit të golit dhe krahasimit midis MLS dhe Serie A.

Gjatë gjithë karrierës më është dashur të shënoja gola dhe të jepja maksimumin tim. Kam luajtur gjithmonë në nivele të larta në Evropë, kështu që nuk e kam presionin e golit. Kjo është puna dhe detyra ime.

Luaj për të dërguar topin në rrjetë, por nuk kam asnjë lloj ankthi. Sa më shumë që luaj, aq më mirë ndihem. MLS? Është një kampion shumë kompleks, ngjan shumë me Serie A, kështu që nuk do has vështirësi për t’u përshtatur“, thekson El Pipita. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!