“S’e dinim sa shumë populli juaj kishte vuajtur”/ Priti emigrantët e eksodit, italiani kthehet pas 30 vitesh në Shqipëri

schedule12:10 - 6 Mars, 2024

schedule 12:10 - 6 Mars, 2024

Këngëtari dhe animatori Mikele Autorino është bërë pjesë e emisionit “ABC e Mëngjesit”, në “ABC Neës”.

Ai ka treguar se në vitin 1991 ka hapur dyert për shqiptarët që u larguan në atë kohë nga vendi. Mes shqiptarëve të larguar ishte edhe një djalë 11-vjeç të cilin vendosi ta birësonte. Familja ia beson djalin dhe këngëtari italian më pas merr edhe familjen e streson në banesën e tij, por më vonë kanë humbur kontaktet. Pas kalimit të kësaj situatë që përfshiu vendin tonë në atë kohë, këngëtari italian ka vizituar Shqipërinë ku gjithashtu ka ndihmuar edhe familje shqiptare.

“Falë Facebook jemi takuar në Itali dhe quhet Ledio dhe tani jeton në Perugia është i martuar dhe ka një vajzë të mrekullueshme. Unë jam kthyer në Shqipëri në ’93 dhe në ’94. Dhe tani në janar me rastin e ditëlindjes time isha sërish. Në atë kohë unë si shumë italianë të tjerë, nuk e dinim se sa shumë populli juaj ka vuajtur. Librat e historisë në fshihnin të vërtetën. Ishte ky eksod, i shikoja këto ngjarje dhe kur pas këtë masë njerëzish që vinin në Itali dhe një pjesë e tyre u vendosën në kampe. Unë bëra një vizitë në këtë kamp. Dhe aty takova këtë fëmijë që quhej Ledio dhe e mora në shtëpi. Ai më prezantoi me prindërit që ishin mësues, dhe e mora në shtëpi për disa ditë. Ai qëndroi në shtëpinë time bashkë me nipërit  e mi për disa javë. Me shumë krenari e prezantonin tek të afërmit tanë. Ndërkohë xhaxhai Altin Drita që jetonte në Durrës më bën një ftesë në shtëpinë e tij për bërë një vizitë në Shqipëri. Si të thuash për të shpërblyer këtë lloj miqësie. Unë nisem me një valixhe hipi në anije dhe mbërrij në Durrës dhe zbuloj një realitet që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Njerëz me një trishtim e dëshpërim, por me një zemër të madhe. Ndonjëri më mikpritëse në shtëpi me shumë dashuri dhe unë zbulova dashurinë për shqiptarët. Me keni hapur dyert me shumë dashuri dhe shumë buzëqeshje, unë kam bërë udhëtim pas udhëtimi. Më pas erdha me makinë time solla edhe veshje për fëmijë. Kam qenë edhe me disa miq, kemi sjellë edhe ilaçe për fëmijë të jetimores në Durrës, që tani nuk është më. Me ato pak mundësi arrita të ofroj ndihmën time, edhe pse ishte vetëm një pikë në oqean. Në ’94 unë kthehem sërish dhe çdo vit këto miqësi rriteshin. Nga ’94 deri në 2024 lajmet i kam parë vetëm në TV. Kam parë që ka ndryshime. Në 2024 unë sjell djalin tim sepse gjatë gjithë jetës time i kam treguar tim biri eksperiencën e Shqipërisë. Sot kanë ndodhur ndryshime”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!