S’e bëri Nora me Akilin, por e bëjnë japonezët. Motra dhe vëllai hyjnë në historinë e Olimpiadave

schedule15:37 - 26 Korrik, 2021

schedule 15:37 - 26 Korrik, 2021

Olimpiada e Tokyos vazhdon të zhvillohet dhe kanë nisur të jepen çdo ditë medaljet e para. Japonia fitoi sot 2 medalje ari që do të mbeten në histori, jo vetëm se pasuan njëra tjetrën në pak sekonda, por sepse vinin nga dy sportistë, në të njëjtën disiplinë, që janë motër e vëlla.

 

Bëhet fjalë për xhudon, ku Uta dhe Hifumi Abe, 20 dhe 23 vjeç fituan në kategorinë 52 kg, aty ku gjithë shqiptarët shpresonin në një triumf të kampiones olimpike në fuqi, Majlinda Kelmendit. Eliminimi i vajzës nga Peja i hapi rrugën japonezes që mundi francezen Buchard.

 

Pak minuta më vonë, vëllai i saj Hifumi do të dominonte gjeorgjianin Marelashvili duke çuar në shtëpi medaljen e dytë, ashtu siç kishin bërë në Botërorin e Bakut në Azerbajxhan.

 

Tashmë i gjithë vendi flet për to, duke zbuluar edhe filozofinë e tyre, shumë konkrete. “Puna e palodhur mund të mund edhe gjenialitetin”. Në fakt të njëjtën gjë e kishte mundësinë ta bënte edhe Akil dhe Nora Gjakova, por ata të dy bënë vetëm gjysmën e punës.

 

Nora u shpall kampione olimpike sot, duke u bërë kryefjala e gjithë medieve ballkanase, ndërsa Akili nuk mundi të kapë finalen dhe u rendit në vendin e shtatë në botë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!