“S’dua as bukë as para, dua të shkollohem”: Thirrja dëshpëruese e afganes së ndaluar në Pogradec

schedule11:13 - 19 Shtator, 2020

schedule 11:13 - 19 Shtator, 2020

Policia e Pogradecit ndaloi një grup prej gjashtë personash me origjinë nga Afganistani, të cilët kishin ardhur në këmbë nga Greqia duke kërkuar një jetë më të mirë në shtetet e Perëndimit.

Pjesë e grupit ishte Wadis, një adoleshente, e cila të rrëqeth mishin me fjalët e saj.

Wadis shprehet mes lotësh që nuk do as ushqim dhe as para, thjesht do një të ardhme më të mirë dhe të ketë mundësi të shkollohet, shkruan abcneës.al.

Nuk dua as bukë, as para, gjithandej ka policë që na ndjekin. Ne nuk jemi terroristë. Unë jam shumë e re, dua një jetë më të mirë dhe thjesht dua të shkollohem“, shprehet ajo mes lotësh duke theksuar se familja ishte e ndarë.

Nëna ime është në Tiranë, unë dhe babi kemi mbetur këtu“, shprehet ajo.

Pjesë e grupit të afganëve të ndaluar në Pogradec është edhe dy fëmijë të tjerë, të cilët duken mjaft e trembur për shkak të situatës së krijuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!