“S’do të kem limite”, Ronela Hajati zbulon performancën në Eurovision: Synoj tregun e huaj

schedule16:40 - 8 Mars, 2022

schedule 16:40 - 8 Mars, 2022

Këngëtarja Ronela Hajati ka folur për klipin e këngës “Sekret” dhe performancën që po përgatit për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, këngëtarja tha se performanca nuk do të jetë e njëjtë me atë që dha në Festivalin e RTSH-së.

Ronela zbuloi gjithashtu se po punon me Klaudia Pepën si koreografe. “Performanca është komplet tjetër gjë, po punoj me Klaudia Pepën, koreografe. Janë edhe 4 balerinë italianë. Performanca nuk do ketë lidhje fare me RTSH-në, as me klipin.

Unë e kam thënë hallin më të madh me polemikat e kam pasur këtu, sepse ne jemi vend që nuk mund ti pranojmë gjërat me herë të parë. Atje nuk do kem limite. Do bëj një gjë që një herë do ta çojë RTSH-ja këtë performancë dhe s’do ketë më.”, tregoi Hajati.

Ajo tha se synimi i saj është tregu ndërkombëtar. “Shpresoj të bie në sy të një labeli të huaj, të më marrë jashtë Shqipërisë. Këtu kam bërë gjithçka do vazhdoj të bëj të njëjtën gjë. Pse të mos më shërbejë kjo për një treg më të gjerë, është ëndrra e të gjithë këngëtarëve.”, tha ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!