Schulz takon Steinmeier për refuzimin ndaj koalicionit qeverisës

schedule11:52 - 23 Nëntor, 2017

schedule 11:52 - 23 Nëntor, 2017

Tashmë është radha e Martin Shulz për t’i shpjeguar presidentit gjerman Frank Valter Shtajnmajer se pse partia e tij refuzon të jetë pjesë e një koalicioni të ri qeverisës në Gjermani, pas dështimit të negociatave për krijimin e koalicionit mes Unionit – liberalëve dhe të gjelbërve, i quajtur ndryshe Xhamajka. Lideri i socialdemokatëve, i cili mbrëmjen e votimeve, deklaroi se partia e tij do të ishte në opozitë, tashmë është sërish nën presion. Një pjesë e socialdemokratëve nuk është dakord me qëndrimin e tij, dhe e përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung” shkruan në faqen e saj të parë se partia është e ndarë në dy palë. Deputeti socialdemokrat Karl Lauterbah u shpreh se nëse nuk funksionon asnjë opsion atëherë duhet marrë në konsideratë një Koalicion i ri gjerë qeverisës.\abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!