Scholz zbardh bisedën me Putin/ ”Qëndrimi I Putin nuk ka ndryshuar”

schedule15:22 - 17 Nëntor, 2024

schedule 15:22 - 17 Nëntor, 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbuluar detaje nga biseda e tij telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, për të cilin tha se nuk ka ndryshuar mendim për luftën në Ukrainë.

Scholz mbrojti vendimin e tij për të telefonuar Putin dhe tha se ishte e rëndësishme që presidentit rus t’i bëhej me dije nuk do e ketë mbështetjen e Gjermanisë, Europës dhe shumë vendeve të tjera në botë.

“Biseda ishte shumë e detajuar, por më la të kuptoja se sa pak kanë pikëpamjet e Presidentit rus për luftën – dhe ky nuk është një lajm i mirë.”

Telefonata mes dy liderëve vjen në një kohë kur kontakti i liderëve perëdnimorë me kreun e Kremlinit duket se po rriten, teksa Rusia bën përparime  të vogla, por të qëndrueshme në fushën e betejës në Ukrainë.

Scholz komentoi edhe deklaratat e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se ai do t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Sipas kancelarit gjerman, nuk do të ishte ide e mirë nëse do të kishte bisedime mes presidentit rus dhe atij amerikan, por një lider europian nuk do të fliste me Putin.

Telefonata e Scholz me Putin u kritikua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se kjo bisedë hapo “kutinë e Pandorës”.

Për presidentin ukrainas, kjo ishte ajo që Putin ka dashur prej kohësh, pasi është e rëndësishme për të të dobësojë izolimin e tij dhe të zhvillojë negociata që do jenë të përshtatshme për Rusinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!