Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka uruar Emmanuel Macron për rizgjedhjen si President i Francës.
Në postimin e tij Scholz shkruan se është i lumtur që do të vijojë bashkëpunimin me Macrion si president i Francës.
“Përgëzime, urime, i dashur president @EmmanuelMacron. Votuesit tuaj kanë dërguar gjithashtu një angazhim të fortë në Evropë sot. Jam i lumtur që do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë!”, shkruan Scholz.
Marrëdhëniet franko-gjermane drejtojnë pjesën më të madhe të agjendës së Bashkimit Evropian dhe të dy liderët do të duhet të punojnë ngushtë në vitet e ardhshme për një sërë çështjesh, nga kriza e Ukrainës deri te rimëkëmbja ekonomike e Evropës.
Macron kishte një marrëdhënie të ngushtë me ish-kancelaren Angela Merkel, të cilën ai arriti ta bindte të mbështeste pjesën më të madhe të agjendës së tij evropiane.
/Abcnews.al/