Scholz: Putin mendoi se do të pushtonte Ukrainën brenda dy javësh por gaboi

schedule10:34 - 17 Shkurt, 2024

schedule 10:34 - 17 Shkurt, 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se lufta më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore po zhvillohet në Ukrainë dhe se presidenti rus Vladimir Putin mendonte të pushtonte Ukrainën brenda dy deri në katër javë, por se populli ukrainas rezistoi.

“Çdo ditë njerëzit qajnë, vajtojnë dhe vdesin në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse unë do të fokusohem sot në këtë luftë.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, pjesë të mëdha të ushtrisë ruse mbetën të paprekura.

Rusia ka përgatitur ushtrinë e saj për këtë luftë për shumë vite dhe ka zhvilluar një armë dhe sisteme të reja vdekjeprurëse në të gjitha nivelet”, tha Scholz në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!