Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se nuk ka krizë të re financiare në Gjermani dhe Evropë pas falimentimit të bankës së Silicon Valley dhe turbullirave që lidhen me operacionet e Credit Suisse të Zvicrës.
“Unë nuk shoh asnjë rrezik.” Sistemi monetar nuk është më aq i prekshëm sa ishte para krizës financiare”, tha kancelari në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt.
Scholz u shpreh nuk pret pasoja për qytetarët gjermanë që kanë kursime.
“Depozitat e gjermanëve janë të sigurta. Jo vetëm për shkak të qëndrueshmërisë më të madhe të sistemit bankar dhe rregulloreve më të rrepta, por edhe për shkak të fuqisë sonë ekonomike. Ne jetojmë në një kohë krejtësisht të ndryshme”, tha Scholz, duke iu referuar krahasimeve me krizën financiare të vitit 2008.
Ligjvënësit dhe rregullatorët e bankave kanë nxjerrë mësime nga falimentimi i Lehman dhe ligjet janë më të rrepta se sa ishin atëherë, shtoi ai./abcnews.al