Kancelari Olaf Scholz e përshkroi Poloninë si një “fqinjë dhe partner të mirë” dhe “mik të besueshëm” gjatë vizitës së tij sot në Varshavë, e para që nga kthimi në pushtet i kryeministrit Donald Tusk.
Të dy vendet ranë dakord për një plan të përbashkët veprimi.
“Vetëm së bashku mund të përballemi me sfidat globale të kohës sonë dhe të mbrojmë sigurinë e Evropës”, tha Scholz duke shtuar se të dy vendet tashmë janë “fqinjë të mirë, partnerë dhe miq të besueshëm, por gjithashtu duan të krijojnë një dinamikë të re, duke zgjeruar bashkëpunimin e tyre në shumë fusha.
Tusk, nga ana e tij, tha se e sheh Gjermaninë si “një forcë udhëheqëse për sigurinë e përbashkët të Europës, përfshirë Poloninë”.
Një pjesë e rëndësishme e planit të veprimit ka të bëjë gjithsesi me mbrojtjen.
“Ne do të forcojmë ndërveprimin dhe standardizimin e aftësive tona mbrojtëse, do të rrisim kapacitetin e prodhimit dhe do të promovojmë investimet e industrisë sonë të mbrojtjes”, thuhet në planin prej 40 faqesh të nënshkruar nga të dy liderët.
Plani nuk përmend angazhime specifike për çështjen e reparacioneve të luftës të pretenduara nga Polonia. “Gjermania e di peshën e fajit, përgjegjësinë e saj për miliona viktimat e pushtimit gjerman dhe misionin që rezulton prej tij,” tha Scholz.
Takimi i sotëm në Varshavë ishte takimi i parë ndërqeveritar i të dy palëve që nga viti 2018.
/abcnews.al