Scholz pas samitit në Tiranë: Qasje pozitive për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

schedule18:33 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 18:33 - 6 Dhjetor, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi pas samitit në Tiranë se ai ka gjetur një qasje më pozitive midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok, krahasuar me disa vite më parë.

Lexo edhe: Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Rama: Ngjarje Historike! Von der Leyen dhe Michel: Mbështesim nga zemra rajonin

“Jam shumë i sigurt se një lëvizje e re gjithëpërfshirëse ka lindur dhe se skepticizmi që u formulua disa vite më parë nga disa shtete anëtare tani ka ndryshuar në një gatishmëri për ta shtyrë këtë në mënyrë aktive përpara”, u tha Scholz gazetarëve pas një samitit, bën me dije Al Jazeera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!