Mbahet këtë të hënë Samiti i Procesit të Berlinit, ndërsa shënon edhe 10-vjetorin e nismës. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë një foto në “Instagram”.
Tryeza udhëhiqet nga vendi iniciues, Kancelari gjerman Olav Shols, i cili vendosi të vijonte axhendën e ish-kancelares, Angel Merkel, te nisur ne 2014, për të lidhur me fort vendet e rajonit mes njëri-tjetrit dhe progresin për në Bashkimin Eropian.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme.
Samiti i procesit të Berlinit mblidhet një ditë para Konferencës se dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, qe mbahet ne Luksemburg, ku vendi ynë do të çelë kapitullin e pare të negociatave për anëtarësimin ne Bashkimin Europian.
View this post on Instagram