Scholz kërkon bisedime të mëtejshme pas samitit për paqe në Arabinë Saudite

schedule18:53 - 13 Gusht, 2023

schedule 18:53 - 13 Gusht, 2023

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mirëpritur samitin e fundit të udhëhequr nga Arabia Saudite për një zgjidhje paqeje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Scholz bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme diplomatike dhe shtoi se duhet të vazhdojnë bisedimet.

“Ka kuptim që ne të vazhdojmë këto bisedime, sepse ato rrisin presionin ndaj Rusisë për të kuptuar se ajo ka marrë rrugën e gabuar dhe se duhet të tërheqë trupat e saj dhe të bëjë të mundur paqen,” tha Scholz në intervistën e tij për ZDF.

Përfaqësues nga rreth 40 vende, përfshirë Kinën, Gjermaninë, Indinë dhe Shtetet e Bashkuara morën pjesë në mbledhjen e fundjavës së kaluar në Jeddah, megjithëse Rusia nuk ishte e ftuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!