Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur i gatshëm të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por vetëm me kusht që trupat e tij të tërhiqen nga territori i Ukrainës.
Në një intervistë të dielën mbrëma me kryeredaktorin e gazetës gjermane Heilbronner Stimme, Scholz theksoi se agresioni rus kundër Ukrainës është “kthimi i imperializmit në Europë”.
“Putin planifikoi fushatën e tij për të pushtuar vendin brenda dy javësh. Nuk funksionoi, pasi Ukraina rifitoi shumë territore. Rusia duhet të detyrohet të bëjë një hap prapa”, tha Scholz, në intervistën e publikuar një ditë përpara takimit të zSoltz me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotaki .
Kancelari vuri në dukje gjithashtu se “në rastin më të mirë, Ukraina do të ketë sukses, por Putin jo”.
Ai tha gjithashtu se ai tashmë ka folur me Putin dhe do ta bëjë përsëri në të ardhmen, por ka një kusht.
“Çdo negociatë kërkon një hap vendimtar nga Rusia. Bëhet fjalë për tërheqjen e trupave nga Ukraina”, theksoi kancelari gjerman.
/abcnews.al