Scholz: Europa të punojë për një “të ardhme moderne” dhe qëllime të përbashkëta

schedule13:21 - 16 Mars, 2023

schedule 13:21 - 16 Mars, 2023

Kancelari Olaf Solz theksoi nevojën që Bashkimi Europian të forcojë bashkëpunimin dhe të punojë për një “të ardhme moderne”  dhe bëri thirrje për hapa të mëtejshëm për të ndihmuar Ukrainën.

“Tani nuk është koha për të folur për nostalgji për ditët e mira të së kaluarës. Çështja tani është të vendosim synime dhe të punojmë së bashku në mënyrë që një të kemi një epoke të re dhe pozitive, si në Gjermani ashtu edhe në Europë në tërësi”, tha Scholz gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Federal sot, përpara javës së ardhshme të Këshillit Europian.

Në lidhje me çështjet që do të diskutohen në Samitin e ardhshëm, kancelari u shpreh se do të kërkojë të forcojë tregun e përbashkët dhe konkurrencën në Bashkimin Europian përmes reformave të gjera.

“Duhen disa ndryshime, duke përfshirë kompletimin e unionit në tregjet e kapitalit dhe të unionit bankar, theksoi ai. “Konkurrueshmëria jonë është një parakusht për sukses financiar.

Dhe konkurrueshmëria jonë është një parakusht për të ardhmen e Europës si një lojtar gjeopolitik,” paralajmëroi Olaf Scholz.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, kancelari tha gjithashtu se Bashkimi Europian duhet të vazhdojë të furnizojë me municione Ukrainën, ndërsa siguroi se Gjermania është e gatshme të përgatitet për “hapjen e programeve të armatimit për shtetet e tjera anëtare”.

“Së bashku me partnerët tanë europianë, ne do të vazhdojmë të sigurojmë që Ukraina të marrë armë dhe pajisje për të duruar dhe mbrojtur veten  dhe Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën politikisht, financiarisht, humanitarisht dhe me armë, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme,” tha ai.

Scholz përsëriti dhe shtoi se BE do të vazhdojë të zbatojë sanksionet kundër Rusisë dhe të sigurojë që masat e saj të mos anashkalohen përmes vendeve të treta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!