Scholz bisedë telefonike me kryeministrin izraelit: Të përmirësohet situata humanitare në Gaza!

schedule21:18 - 18 Nëntor, 2023

schedule 21:18 - 18 Nëntor, 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku në fokus ishte lufta Izrael-Hamas.

Ai thekson se është e domosdoshme dhe urgjentë që në Rripin e Gazës të përmirësohet situata humanitare.

“Ekziston një “nevojë urgjente për të përmirësuar situatën humanitare” në Rripin e Gazës, ka deklaruar kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu .

Gjithashtu është shprehur se armëpushimet humanitare mund të ndikojnë dhe përmirësojnë ndjeshëm shërbimet ndaj popullatës.

“Armëpushimet humanitare mund të kontribuojnë në përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve ndaj popullatës”, shtoi ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!