Pas sulmeve terroriste të ditëve të fundit në disa vende të Europës, presidenti francez Emanuel Macron është gjithnjë e më i bindur se traktati i Schengen ka shumë defekte. Për këtë arsye ai kërkon reforma të thella sidomos në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Të rishihet traktati i Schengen që do të lejojë qarkullimin e lirë të njerëzve në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Europian.
Europa përpiqet të risjellë në vëmendje një debat të vjetër të hapur tashmë prej dhjetë vitesh por që ka mbetur ende i pazgjidhur. Por me kërcënimet e terrorizmit dhe të emigracionit jo të rregullt, gjithnjë e më shumë të pranishme, vende si Franca nuk duan më të presin.
Sipas ekspertit të emigracionit ë institutin francez Res Publika, u shpreh se në këto vitet e fundit traktati i Schengen është rishikuar disa herë në kuadër të nevojave të reja sidomos në fushën e mbrojtjes së kufijve të jashtëm.
Reforma më e rëndësishme ishte ajo e krijimit të trupave të përkohshëm të rojeve të kufirit, që përfshin 10 mijë anëtarë të trajnuar.
Shtetet anëtare më pas kanë bërë hapa të rëndësishëm para në ndarjen e bankave të të dhënave. Sipas ekspertëve do të mjaftonte aplikimi i rregullave të reja ekzistente pa pasur nevojë të kryhet një reformë në brendësi të traktatit Schengen.
I vetmi argument që aktualisht sheh të gjitha shtetet anëtare dakord, është ai i mbrojtjes dhe i përforcimit të kontrolleve të kufijve të jashtëm të zonës Schengen; për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Për sa i përket të drejtës për azil, të gjitha vendet anëtare po përpiqen t’i bëjnë më të vështira procedurat në mënyrë që t’i kufizojnë.
Presidenti francez Emanuel Makcron, ka ndërmend të propozojë reformën e traktatit të Schengen në samitin europian të muajit dhjetor. Sistemi aktual për Macron është i mbushur me probleme.
Reforma e politikës në kuadër të azilit dhe emigracionit por dhe për luftën ndaj terrorizmit, do të diskutohen nga ministrat e brendshëm të 27 vendeve anëtare në samitin e të premtes së ardhshme./abcnews.al