Teksa po zhvillohen seancat e fundit stërvitore, përballë finales “magjike” mes Argjentinës dhe Francë, kombëtarja “albiceleste” ka punuar në disa formacione taktike, të ndryshme nga ato që ka përdorur deri më tani.
Tekniku Lionel Scaloni ka përdorur 3 skema të ndryshme gjatë stërvitjes, 5-3-2, 4-3-3 dhe 4-4-2, me opsionin e parë që synon “blindimin” e sulmuesit Kylian Mbappe, në krahun e djathtë të fushës.
Në këtë skemë Scaloni vendosi në portë Emiliano Martinezin, në mbrojte u rreshtua Nahuel Molina, Christian Romero, Nicolas Otamendi, Lisandro Martinez dhe Marcos Acuna vendosur rrespektivisht nga e djathta në të majtë.
Mesfusha me 3 përbëhet nga Rodrigo de Paul, Enzo Fernandez dhe Alexis Mac Allister, ndërsa në sulm do të vendosen 2 liderat e “albicelstes”, Lionel Messi dhe Julian Alvarez.
Në momentin e zëvendësimeve do të ketë dhe ndryshime në formacion, ku Angel Di Maria dhe Gonzalo Montiel do ta kthejnë skemën e lojës në një 4-3-3, pas uljes në stol të Lisandro Martinezit dhe Molinas.
Stërvitja përfundoi me skemën 4-4-2, në vend të Di Marias në fushën e lojës u fut Leandro Paredes. /i.m /abcnews.al