Pas shumë aludimesh nga mediat, nëse Lionel Messi do të luajë për Kombëtaren argjentinase në Botërorin e vitit 2026, tekniku i “albiceleste”-ve, Lionel Scaloni është shprehur se Messi do të vazhdojë të luajë me fanellën e kombëtares.
“Leo është mirë, ai është gati të luajë dhe të vazhdojë të vijë në ekipin kombëtar. Derisa ai të thotë të kundërtën, ne do të vazhdojmë ta telefonojmë.
Kur ai të ndryshojë vendimin e tij, do të përpiqem ta bind atë”,- tha Scaloni, për të ardhmen e “pleshtit” në kombëtare. /i.m /abcnews.al