Prej 3 ditësh ishulli i Sazanit vijon të jetë nën pushtetin e flakëve.
Nga zjarri janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pemë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se situata është kritike edhe për shkak të erë së fortë, e cila ndihmon përhapjen e flakëve.
“Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë. Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll”, shkruan ministri.
Për shkak të terrenit të vështirë, forcat në terren po përdorin mjete rrethanore për të vënën nën kontroll flakët. /abcnews.al/