Sazani, i preferuar nga turistët/ Vizitorët: Eksperiencë e bukur, do të rikthehemi në Shqipëri

schedule14:28 - 21 Qershor, 2024

schedule 14:28 - 21 Qershor, 2024

Anijet e vogla turistike të ankoruara në Portin Detar të Vlorës, prej pak ditësh kanë filluar udhëtimet e para drejt ishullit të Sazanit e gadishullit të Karaburunit.

Këta turistë janë thuajse të gjithë nga Hungaria. Të pasionuarit pas natyrës dhe qetësisë ata nuk janë mjaftuar vetëm me Vlorën por kanë dashur të zbulojnë më shumë përtej qytetit.

Përmendja e ishullit të Sazanit në mediat e huaja për investimet e pritshme ka zgjuar kureshtjen e turistëve.

Edhe pse sezoni sapo ka nisur operatorët turistikë shprehen të kënaqur me fluksin ndërsa pritshmëritë përgjatë gjithë verës i kanë të larta.

Ishulli që dikur ishte bazë e 3 mijë trupave ushtarake, në vitin 2010 u shpall park i mbrojtur. Me një shtrirje detare rreth 1,9 kilometra, në këtë park detar ndodhen disa monumente të natyrës ndër to Shpella e Haxhi Aliut dhe gjiri natyror i Gramës që përbën skajin më të largët jugor të parkut./abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!