Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sazan Guri ‘lë’ akademinë dhe ‘zë’ mushkat, ngujohet në Berat për të ndërtuar shtëpinë e të parëve

schedule08:45 - 12 Korrik, 2024

schedule 08:45 - 12 Korrik, 2024

Studiuesi dhe sipërmarrësi Sazan Guri është duke ndërtuar shtëpinë e të parëve në Berat, ku po përdor mushkat për transportin e inerteve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku foli për arsyen fisnike pse bën 15 rrugë në ditë me mushka.

“Kjo shtëpi ka qenë e babait, vëllezërve. Me vëllezërit kemi marrëdhënie model. Unë bëj 15 rrugë në ditë me nga 120 thasë me inerte. Do vazhdoj që këtë shtëpi ta ndërtoj me kursimet e mia. Prej tre muajve po punoj intesivisht. Do ta bëj bujtinë, një pjesë për turistët e një dhome do e ruaj për veten dhe nusen time. Punimet i kam nisur që para një viti, por muaj e fundit po punoj me intensitet më të lartë. Tani që po merrem me punimet, fle te motra”, u shpreh ai.



/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!