Vetëm ditën e djeshme anti-droga gjeti në portin e Durrësit një tjetër sasi të konsiderueshme kokainë. Pas peshimit të pakove, rezultoi se në kontejnerët që vinin për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit” nga Amerika Latine u gjetën 7.7 kg kokainë.
Kjo ishte hera e katërt që anti-droga gjen kokainë në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine në Portin e Durrësit dhe kjo për gazetarin Artan Hoxha tregon qartë se trafikantët kanë mundur ta çajnë sistemin e sigurisë dhe se lajme të tilla do të dëgjojmë më shpesh.
Lexo edhe: Nëntë pako kokainë të fshehura në sediljet e pasme, arrestohen dy shqiptarët në Vërmicë
Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në “Abc Live”, Hoxha u shpreh se përveç ngarkesave të sekuestruara ka sasi të konsiderueshme që “shpëtojnë”.
Artan Hoxha tregoi se policia po kap gjithnjë e më shpesh sasi kokaine duke realizuar operacione me blerje të stimuluara dhe kjo tregon se lënda narkotike gjendet lirisht në treg. Ai veçon një “markë”, “Philipp Plein”.
Sipas gazetarit, situata në Durrës ka dalë jashtë kontrollit pasi mund të porosisësh lehtë edhe mina me telekomdë apo armë.
“Skuadrat operacionale dhe antidroga kanë bërë disa operacione. Kjo do të thotë se ka, gjendet lirisht. Trafikantët mund ta çajnë sistemin e sigurisë. Kanë kapur kokainë Philipp Plein dhe mina me telekomandë dhe armë. Në Durrës, se aty jepet porosia. Pra, mjafton të kesh lekë se gjen, Philipp Plein, brandin e tyre. Fakti që po kapet kaq shumë tregon që do të jetë një betejë e gjatë. Duhen fonde për të mbështetur SPAK e prokurorinë.” /abcnews.al/