Nesër në orën 21:00 pritet të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusit. Trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri, ka bërë publike para pak minutash listën e plotë të lojtarëve që do të ketë në dispozicion për supersfidën kundër napoletanëve.
Tekniku italian ka përfshirë në listë edhe emra si Chiellini, Higuain, Demiral dhe Ramsey të cilët nuk janë në formën e tyre më të mirë. Madje tre të parët do të kryejnë një seancë stërvitore mëngjesin e nesërm në Torino dhe më pas do të fluturojnë drejt Romës.
Gjithashtu mes emrave të përzgjedhur nga Sarri është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për lojtarin e kombëtares sonë, Giacomo Vrioni. Mesfushori është pjesë e Juventus U23, por është stërvitur shpesh me ekipin e parë. Ndoshta nesër Vrioni mund të ketë shansin për të debutuar me ekipin e parë. /abcnews.al
???? Our 27-man squad for the capital!#CoppaItaliaCocaCola #NapoliJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/DgLopPYcMC
— JuventusFC (@juventusfcen) June 16, 2020