Sarri: Verona e rrezikshme, kujdes! CR7? “Mos ja fusni kot” me Sanremon

schedule15:14 - 7 Shkurt, 2020

schedule 15:14 - 7 Shkurt, 2020

Juventusin e pret një ndeshje aspak e lehtë nesër në mbrëmje (20:45). Bardhezinjtë do të luajnë në fushën e Veronës, një prej skuadrave surprizë të këtij sezoni në Serie A. Vendasit nuk humbasin prej dy muajsh dhe kanë një ndër mbrojtjet më të forta në Itali.

Maurizio Sarri vlerëson skuadrën e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit në konferencën për shtyp, ndalet te reparti ofensiv dhe skema e Juventusit, teksa e mbyll me një koment për gjendjen e lojtarëve të dëmtuar.

KUNDËRSHTARI – “Verona po zhvillon një kampionat të madh. Janë një skuadër e rrezikshme dhe e stërvitur shumë mirë. Do të jetë e vështirë, e dimë të gjithë”.

SULMI – “Dybala-Douglas Costa-Ronaldo në sulm? Ekziston një mendim i dyfishtë në lidhje me këtë temë. Mund të kesh një sulmues që krijon hapësira ose një tjetër që i jep thellësi skuadrës. Nuk përjashtoj asgjë. Nuk mendoj se Ronaldo është shpërqendruar nga Sanremo. Sot do të paraqitet fort në stërvitje, ashtu siç bën gjithmonë”.

SKEMA – “Me Douglas Costa në lojë e kemi më të thjeshtë të luajmë më skemën 4-3-3, por edhe skema 4-3-1-2 nuk na sjell probleme. Është e vërtetë që mesfushorët tanë kanë shënuar pak, por i kemi kompensuar me golat e mbrojtësve”.

INFIERMIERIA – “Chiellini po i bazohet programit të rikuperimit dhe po hedh hapa të mëdhenj. Në aspektin shëndetësor është rikuperuar, tani duhen parë ndjesitë që do të provojë në fushë. Danilo është në fazën ku i duhet të rikuperojë formën atletike, po stërvitet i vetëm. Është afër rikthimit, shpresoj që javën tjetër të nisë stërvitjen me grupin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!