Maurizio Sarri, trajneri i Juventuasit, pas fitores që skuadra e tij regjistroi kundër Lecce, analizoi paraqitjen në fushë dhe foli për emra të përveçëm dhe merkaton. Sigurisht Miralem Pjanic ishte në qendër të vëmendjen, ndërkohë që elozhe tekniku italian thuri edhe për brazilianin Douglas Costa.
“Ishte një ndeshje e dhimbshme në aspektin fizik. Luftuam për ‘benzinë’ gjithë kohës. Duke luajtur çdo tre ditë mund të ndodhë të mos jemi në gjendjen tonë. E rëndësishme është të përqendrohemi te vetja dhe të kemi të njëjtin mentalitet si kundër Lecce”, tha fillimisht Sarri.
Më pas kaloi tek emrat e përveçëm: “Higuain pati një moment të vështirë në aspektin persona. COVID e goditi shumë. Tani ai po rikuperohet dhe jam i lumtur që ka zbuluar vetveten. Sigurisht që ai do të na ndihmojë shumë në fundin e sezonit. Mbrojtësit qendror gjithashtu bënë një ndeshje të mirë. Mesfushorët vuajtën në aspektin fizik.
Pjanic u përmirësua me kalimin e minutave, kurse aktivizimi i Rabiot u bë për arsye taktike. Douglas Costa është një armë e jashtëzakonshmja e jona këtë sezon. Ai mund të ndryshojë lojën me paraqitjen e tij. Të mos ia themi atij këtë… Ai e kupton, por duhet ta motivojmë atë duke e aktivizuar herë pas here titullar”.
“Këmbimi Arthur-Pjanic? Ai do të jetë me ne deri në fund të gushtit. Shpresoj të qëndrojë edhe në vazhdim, por këto janë vendime që merren në një moment tjetër. Miralem është profesionist dhe i kupton shpejt situatat. Nuk di asgjë për momentin, por nuk jam i shqetësuar”, mbyll Sarri. /abcnews.al