Giuseppe Iachini dhe Fiorentina mund të ndajnë rrugët që tani. Barazimi me SPAL nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit “Vjollcë”, të cilët po mendojnë për një ndryshim në pankinë.
Prej ditësh po qarkullon një emër si alternativë për stolin dhe ai është Maurizio Sarri. I shkarkuar nga Juventusi, tekniku i njohur është në bisedime për prishjen e kontratës me bardhezinjtë.
Ai do të drejtojë, kurse kampionët e Italisë të mos vijojnë të paguajnë një trajner që po shijon pushimet. Sarri nuk është alternativa e vetme, pasi po lakohet edhe emri i Luciano Spalletti. Fjalën e fundit e thotë presidenti Rocco Commisso. /abcnews.al